Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3 X 3

Afati për regjistrim në 3x3 afër fundit

Foto: FBK

Afati për regjistrim në 3x3 afër fundit


Nga FBK

20 May, 2021 @17:59

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjitha ekipet e interesuara për pjesëmarrje në Turneun Selektiv të 3x3, që zhvillohet më 22 dhe 23 maj, që afati për t’u regjistruar në këtë turne përfundon nesër, e premte 21 maj, në ora 14:00.

Kujtojmë se FBK ka paraparë që në këtë turne të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave.

Ekipet fituese do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet për FIBA Europe Cup, për ekipet kombëtare.

FBK sërish rikujton se kusht për pjesëmarrje është që lojtarët të kenë profile të konfirmuara në platformën e FIBA-s për 3x3, kurse regjistrimi i ekipeve bëhet në emailin: [email protected].


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga