KTHEHET NË VENDLINDJE
Alba Berlin shton në radhët e veta Maodo Lo
22 July, 2020 @16:41
Skuadra nga kryeqyteti gjerman Alba Berlin, ka nënshkruar një kontratë për sezonën e ardhshme me reprezentuesin gjerman Maodo Lo.
27 vjeçari i lindur në Berlin, luajti 4 sezone me Brose Bamberg dhe Bayern Munchen në Euroligë, ku në sezonën e fundit me bavarezët luajti me mesatare prej 9.0 pikë për ndeshje dhe me 3.3 asistime për lojë.
Alba ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Lo-në, i cili ka pasur mesatare prej 42.6% të saktësisë për tre pikë në sezonin e fundit te Bayerni.