Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Alban Veseli, përforcimi më i ri i Rahovecit

TOPSPORTI / A.P

Alban Veseli, përforcimi më i ri i Rahovecit


6 August, 2019 @15:22

Vazhdon puna e palodhshme e Rahovecit këtë afat kalimtar veror.

‘Vreshtarët’ sot njoftuan opinionin me përforcimin më të ri, basketbollistin Alban Veseli, lojtar ky i njohur në basketbollin vendor.

Veseli gjatë karrierës së tij ka luajtur te Peja, Prishtina e së fundi edhe te Ylli, derisa në sezonin që vjen pritet ta ndihmojë skuadrën e Rahovecit, e cila përveç që do të jetë një skuadër e fortë në garat vendore, do të marrë pjesë edhe në Balkan League si dhe në kualifikime për në FIBA Europe Cup.

Kujtojmë që ditë më parë Rahoveci u përforcua edhe me qendrën greke Tsourakis, derisa më herët te nënkampioni i Kosovës ishin zyrtarizuar edhe Leonard Mekaj, i ardhur nga Ylli, si dhe amerikani Justin Gray dhe kroati Juri Gunjina, transferime që e dëshmojnë seriozitetin e Rahovecit në prag të edicionit të ri.


 
Të gjitha lajmet nga