PRISHTINË
Alioune Tew përforcim i Prishtinës
21 July, 2021 @15:18
Francezi Alioune Tew është përforcim i ri i Prishtinës për stinorin 2021/22 ka bërë të ditur pak më parë klubi nga kryeqyteti.
Rekord-kampionja e Kosovës, Prishtina, zyrtarizoi basketbollistin 29-vjeçar që pritet të jetë forcë kryesore e skuadrës përgjatë stinorit të ri.
Bardhekaltërit patën një stinor të kaluar shumë vështirë në 2020/21 dhe nuk dëshirojnë që kjo gjë t’u përsëritet më, prandaj kanë nisur sezonin heret dhe pas zyrtarizimit të trajnerit të skuadrës, kroatit Ante Nazor, tashmë kanë bërë të ditur edhe për lojtarin e radhës në ekip.
Qendra Tew 206 centimetra i gjatë, ka luajtur në disa vende përgjatë karrierës së tij dhe ka mjaft përvojë në basketbollin evropian. Në stinorin e kaluar te skuadra e Melillas ai ka pasur mesatarisht 12 minuta për ndeshje ku ka shënuar 3 pikë për ndeshje, 0.2 asistime dhe 3.4 kërcime.