FBK

BOROZANI/ Erdis Driza
All Stari për pavarësi
12 February, 2013 @16:03
Më 17 shkurt, në pesë vjetor të pavarësisë së Kosovës, dashamirët e basketbollit do ta kenë rastin të shohin një spektakël basketbolli që do të organizohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
FBK-ja ka njoftuar se në ditën e pavarësisë do të organizohen dy ndeshje. Njëra do të jetë në konkurencën e meshkujve ku do të takohet përfaqësuesja A e Kosovës me ekipin e përbërë nga basketbollistët e huaj, ndërsa tjetra do të jetë në konkurencën e femrave ku do luhet miqësorja ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Spektakli basketbollistik do të fillojë nga ora 17:00 së pari me ndeshjen në konkurrencën e femrave, ndërsa më pas në ora 19:00 do të luhet edhe ndeshja në konkurrencën e meshkujve.