PAS NDESHJES

Altin Morina: Është traditë të fitojmë në Suharekë
28 February, 2021 @22:57
Pllejmekeri i Rahovecit, Altin Morina, pas ndeshjes ndaj Golden Eagle Yllit, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 67-72, tha se fitore të tilla në Suharekë janë bërë traditë për vreshtarët pasi që po bëhen si shpesh.
”Është traditë të fitojmë në Suharekë, pasi po bëhet goxha si shpesh. Së pari dua ta falenderoj trajnerin për punën e madhe që e ka bërë në këto 10 ditë, i cili punuar maksimalisht me ne dhe fatmirësisht sot puna e tij u tregua me fitoren kundër Yllit në Suharekë. Kërkesa kryesore e trajnerit është që mbrojtja të jetë stabile. Kur kemi mbrojtje si kjo, atëherë sulmi zakonisht vjen vetvetiu,” tha basketbollisti prizrenas i cili më parë ka veshur edhe fanellën e Yllit.
Tutje, Morina komentoi edhe për gjendjen e skuadrës së tij në tabelë dhe për ndeshjen e radhës që do të luhet ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.
“Sivjet është një kampionat shumë i çuditshëm. Të gjitha skuadrat janë forcuar dhe prej secilës mund të pritet fitore dhe humbje. Ambiciet tona janë që të arrijmë sa më lartë. Do të japim maksimumin edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Vëllaznimit. E rëndësishme është që të japim maksimumin si sot në këtë ndeshje, ndërsa rezultati të mbetet i fundit,” përfundoi ai.