RAHOVECI

Ameer Jackson - përforcimi i ri te Rahoveci
3 December, 2021 @20:43
Skuadra e Rahovecit që ka shënuar fitoren e parë të stinorit ndaj Prishtinës, duke mos llogaritur ato ndaj Dritës në kampionat, ka regjistruar përforcimin e parë pas ardhjes së trajnerit të ri në ekip.
Ai është amerikani Ameer Jackson, ndërsa luan në pozitat 1/2 ka bërë të ditur klubi. Sipas klubit, ai ka përvojë të madhe nga ligat e ndryshme, ku janë përmendur Iraku, Katari, Tunisi dhe Rumania ndër të tjera.
Basketbollisti 27-vjeçar dhe 193-centimetra i gjatë pritet të sjell përvojën e tij te vreshtarët, për t’i përmirësuar rezultatet e klubit.
Ai në 5 ndeshjet e zhvilluara me klubin e tij të fundit në Republikën Dominikane, Soles, ka regjistruar 7 pikë për ndeshje, 2.4 asistime dhe 1.4 kërcime në 16.8 minuta sa kishte mesatarisht në këto ndeshje.