Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Anulohet Peja-Rahoveci, Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike?

Anulohet Peja-Rahoveci, Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike?


3 March, 2020 @16:28

Ndeshja mes Pejës dhe Rahovecit, që ishte paraparë të luhej nesër në “Karagaç” në kuadër të Ligës Ballkanike, është anuluar.

Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht klubi i Pejës, në njoftimin e të cilit shkruhet që Rahoveci është tërhequr nga Liga Ballkanike dhe prandaj ndeshja në fjalë është anuluar.

Njoftim zyrtar në lidhje me tërheqjen apo jo të Rahovecit nga kjo garë nuk ka ende, ndërkohë që TopSporti.com është interesuar për këtë gjë duke kontaktuar direkt klubin vreshtar si dhe Ligën Ballkanike, mirëpo përgjigje nga dy të përmendurat nuk ka ende.

Pas 9 ndeshjeve të luajtura, Rahoveci aktualisht ndodhet i fundit në Ligën Ballkanike me 3 fitore e 6 humbje, kurse Peja është e dyta në grup, pas Academic Bultexit, me 5 fitore e 4 humbje.

Mbetet të shihet nëse Rahoveci është tërhequr me të vërtetë nga kjo garë.


 
Të gjitha lajmet nga