Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Arti Hajdari: Jemi mobilizuar për Superkupë

Arti Hajdari: Jemi mobilizuar për Superkupë


22 October, 2020 @15:58

Basketbollisti pejan, Arti Hajdari, që këtë vit do të bart fanellën e Ponte Prizrenit, është shprehur që ekipi është i gatshëm dhe shpresojnë të “kapin” trofeun e Superkupës në fund.

Ai ka treguar gjithashtu se përgatitjet e ekipit kanë shkuar shumë mirë dhe janë të gatshëm.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Tani kemi hyrë në javën e katërt të përgatitjeve dhe jemi mobilizuar si ekip, andaj edhe presim të tregojmë lojëra të mira në Superkupë. Shpresoj që Superkupa do të mbetet në Prizren. Gjithashtu me përgatitjet që kemi bërë, besojmë se do të kemi një paraqitje sa më të mirë në edicionin e ri në elitën e basketbollit”, deklaroi Hajdari për faqen zyrtare të FBK-së.

ORARI dhe SKEMA E SUPERKUPES

Pas dy çerekfinaleve të zhvilluara mbrëmë, ku gjysmëfinaja e parë u bë e ditur (Rahoveci - Prishtina), sonte në Sezai Surroi të Prizrenit zhvillohen dy çerekfinalet tjera të Superkupës.

Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni nis në ora 17:00, ndërsa Peja - Bashkimi në ora 19:00. Fituesit e këtyre ndeshjeve takohen në gjysmëfinalen e dytë të garës.


 
Të gjitha lajmet nga