MVP @ GAMEWEEK 6

Arti Hajdari me top/ Foto: FBK
Arti Hajdari, MVP i Xhiros VI
14 December, 2021 @14:01
Basketbollisti i KB Prizreni-16 dhe i reprezentacionit të Kosovës, Arti Hajdari, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i Xhiros VI në Ligën Unike.
Hajdari ka pasur paraqitje tejet të mirë në përballjen e fundit të ekipit të tij në këtë ligë, në ndeshjen ku Prizreni-16 mposhti Teutën në Sezai Surroi.
Pejani 28-vjeçar luajti në këtë ndeshje me 35 pikë, 4 kërcime e 4 asistime. Ndërsa 12 nga 35 pikët e tij i dha në çerekun e fundit, që ishte vendimtar në fitoren e ekipit të tij, 109-97.
Përndryshe, Prizreni-16 i drejtuar nga Arbnor Rifati është në kërkim të lidershipit në këtë ligë, në stinorin debutues për ‘ta, pasi që ka bilans 4-2 pas gjashtë xhirove të para, ndërsa lideri Ylli ka bilans 5-1.
MVP të xhirove deri sot:
MVP Xhiro I | Endrit HYSENAGOLLI | KB Tirana | |
MVP Xhiro II | Erjon KASTRATI | KB Ylli | |
MVP Xhiro III | Dardan BERISHA | KB Peja | |
MVP Xhiro IV | Tamas BRUCE | KB Teuta | |
MVP Xhiro V | Gëzim MORINA | KB Ylli | |
MVP Xhiro VI | Arti HAJDARI | KB Prizreni-16 |