Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - DUKAGJINI

AS Prishtina shpëton nga Play Outi

AS Prishtina shpëton nga Play Outi


2 April, 2022 @0:10

Përveç Play Offit, sonte u caktua edhe skuadra e cila do të luajë Play Out në Ligën e Parë.

AS Prishtina ishte në pozitën që dërgon në Play Out, por me fitoren e sontme kundër Dukagjinit me rezultat 105-92, AS Prishtina shpëtoi nga Play Outi.

Rron Kurti shkëlqeu me 36 pikë e 9 kërcime te AS Prishtina, kurse u ndihmua edhe nga Dardan Sejdiu me 30 pikë e 17 kërcime dhe Emir Gashi me 22 pikë e 14 kërcime.

Te Dukagjini u veçuan Bujar Qeku me 26 pikë, Shpat Syla me 24 pikë dhe Mirlind Zeka me 20 pikë.

AS Prishtina kishte një seri të humbjeve prej 8 ndeshjeve rresht, derisa në krye të skuadrës erdhi trajneri Valentin Spaqi dhe arritën fitoren më të rëndësishme të stinorit.

TABELA PËRFUNDIMTARE

AS Prishtina me 6 fitore e 12 humbje gjendet në pozitën e tetë, kurse në Play Out do të luajë skuadra Marigona Hill Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë