KOMENTI
Asistimet dhe topat e humbur, vendimtare
5 November, 2015 @8:53
Faqja zyrtare e FIBA Europës i ka dhënë titullin “Sigal Prishtina mposht Astanën për fitore historike” fitores së kampionit të vendit ndaj atij të Kazakistanit mbrëmë.
Për më tepër, duke u bazuar në statistika të ndeshjes si njëra ndër arsyet e fitores në sektorin “Statistikat nuk gënjejnë” FIBA Europe ka shkruar se asistimet dhe topat e humbur kanë qenë vendimtare në këtë përballje.
Prishtina ka pasur 20 asistime të regjistruara si ekip, e Astana 12. Ndërsa sa i përket topave të humbur, bardhekaltërit kanë regjistruar vetëm 8 të tilla, në krahasim me 18 të ekipit kazak.
RAPORTI I NDESHJES DHE TABELA AKTUALE E GRUPIT
Tash, Prishtina në ndeshjen e radhës udhëton në Qipro, për tu përballur me ekipin që ende nuk ka fitore në Grupin K, AEK Larnaca, më 10 nëntor.