EUROPE CUP
Fitore e madhe e Prishtinës
4 November, 2015 @20:58
Pikët e Khalid El Aminit, Dardan Berishës dhe Edmond Azemit në minutën e fundit të ndeshjes i dhanë fitoren e parë dhe historike Sigal Prishtinës sonte në përballje ndaj Astanës në kuadër të FIBA Europe Cup.
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj skuadrës shumë më të pasur kazake, për të regjistruar fitoren e parë të një ekipi kosovar në këtë garë, ku po debuton vendi ynë.
Në fakt Astana shutoi për fitore në fund, pasi që Dardan Berisha humbi topin, por nuk e qëlluan koshin.
Kjo treshe ka qenë edhe treshja më efikase dhe vendimtare e Sigal Prishtinës në fitoren e madhe ndaj Astanës sonte. Dardani ka shënuar 24 pikë, El Amin 19, ndërsa Azemi 13 pikë të tjera në fitoren e parë të Prishtinës në Grupin K të FIBA Europe Cup.
Në anën tjetër, dramën deri në fund e çoi i pakapshmi i mysafirëve Kenneth Hayes që shënoi hiç më pak se 34 pikë për skuadrën e tij, duke shtuar edhe 6 asistime e 3 kërcime, por pa arritur të ndalë humbjen.
Astana kishte shkuar në epërsi 5 pikëshe në fund të pjesës së parë, ndërsa Prishtina ktheu në favor të sajën ndeshjen në pjesën e dytë, që kaloi gjatë gjithë takimit ngushtë dhe me ndërrime të shumta në rezultat.
Sidoqoftë, kampioni i vendit tonë me këtë fitore ka shtuar gjasat në grup dhe tashmë pret ndeshjet e radhës me një entuziazëm më të madh.
TABELA E GRUPIT K:
1. Energia | 4 pikë | ||
2. Sigal Prishtina | 3 pikë | ||
3. Astana | 3 pikë | ||
4. AEK Larnaca | 2 pikë |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 24 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Khalid El-Amin | 19 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | Edmond Azemi | 13 pikë | 4 kërcime | - |
4 | Mohamed Abukar | 8 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Gjorgi Cekovski | 5 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Stanimir Marinov | 4 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
7 | Gëzim Morina | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
Statistikat individuale te Astana
1 | Kenneth Hayes | 34 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
2 | Pavel Ilin | 9 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
3 | Alexey Zhukanenko | 8 pikë | 2 kërcim | - |
4 | Anatoliy Kolesnikov | 7 pikë | 7 kërcime | - |
5 | Patrick Calathes | 5 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
6 | Rustam Yargaliyev | 5 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Niklas Caner-Medley | 4 pikë | 10 kërcime | - |
8 | Anton Ponomarev | 1 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |