PARA NDESHJES

Foto: FSHF
Asllani para debutimit, prej televizorit në fushë
23 March, 2022 @14:27
Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore të forta për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor të këtij viti. Borozani.com
Kuqezinjtë janë në aventurën spanjolle për ndeshjen e së shtunës Spanja - Shqipëria që luhet më 26 mars (19:45), ndërsa të martën më 29 mars (18:00) pret Gjeorgjinë në Tiranë.
Të dy këto kombëtare me të cilat luan Shqipëria, kanë qenë kundërshtare të Kosovës në përballjet kualifikuese për në “Katari 2022”.
Mesfushori, i cili po luan me Empolin rregullisht, është ftuar për herë të parë me kombëtaren kuqezi dhe sigurisht që ndihet shumë mirë. Ai flet për gjithçka ka ndodhur me të e sigurisht, kur vjen puna te merkato shmanget si profesionist.
“Jam shumë i lumtur, unë ekipin kombëtar e shikoja vetëm në televizor. Të jem këtu është një kënaqësi shumë e madhe për mua. Shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Nuk e mendoja, nuk e besoja, por erdhi kjo ftesë. Shpresoj të bëj mirë, dua që të ndihmoj ekipin”.
I pyetur për miqësoren me kombëtaren iberike të Spanjës, Asllani deklaron:
“Jo, nuk na tremb Spanja, por është shumë bukur të luash ndaj këtyre skuadrave. Këto tre ditë kanë qenë ditë të bukura, dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Shpresoj që Shqipëria ta bëjë atë hapin cilësor. Unë do bëj maksimumin dhe shpresoj t’i jap një ndihmë shumë të mirë skuadrës”.
Kristjan Asllani është i lindur në Elbasan më 9 mars të vitit 2002. Ai gjithnjë ka qenë pjesë e Empolit, derisa këtë stinor ka arritur në ekip të parë të klubit të tij.
Ai ka debutuar për Empolin më 13 janar 2021 në ndeshje të Kupës së Italisë ndaj Napolit. Ndërsa për Shqipërinë U-21 kishte debutuar më qershor 2021 në miqësore ndaj Belgjikës.
Tash do ta ketë rastin për të debutuar edhe në kombëtaren A të Shqipërisë. Vlera e tij në treg është rreth 3.5 milionë euro, ndërsa ai mund të luajë si mesfushor qendror, por edhe defanziv e ofansiv.