Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET RASHANI

Rashani: Trajneri i ri ka filozofi të mirë

Rashani: Trajneri i ri ka filozofi të mirë


22 March, 2022 @23:13

Sulmuesi i skuadrës franceze, Clermont, Elbasan Rashani në një deklaratë dhënë për faqen e Federatës pas stërvitjeve të sotme, ka thënë se përzgjedhësi i ri i Kosovës ka një filozofi të mirë për ekipin.

Rashani, që njeh mirë kundërshtarin ka thënë se Burkina Faso është një rival shumë i fortë në fushë, ndërsa ekipi në fjalë ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës gjatë muajit shkurt të këtij viti.

“Po duket që krejt lojtarët janë në formë të mirë. Presim dy ndeshje të vështira por presim lojë të mira. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për atë që na pret verës në Ligën e Kombeve. Burkina Faso është shumë e fortë. Kanë arritur në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës dhe kanë lojtarë mjaft të mirë dhe normalisht se duhet pasur kujdes. Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta. Jemi njoftuar tani me trajnerin e ri dhe duket se ka filozofi të mirë për ekipin tonë“, — ka theksuar Rashani.

Elbasan Rashani është njëri ndër lojtarët më në formë të Kosovës aktualisht, duke qenë se ka shënuar pesë gola në Ligue 1 gjatë këtij sezoni, derisa është thuajse në secilën ndeshje të Clermontit në 11-shen e parë të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova