BASHKIMI

basketnews.lt
Atoyebi niset për në shtëpi
31 January, 2013 @12:49
Njëri prej tre përforcimeve të huaja të Sigkos Bashkimit, Olasumbo Atoyebi, nuk do ta ketë rastin të debutojë për skuadrën prizrenase.
Basketbollisti 203 centimetra i gjatë, sot do të largohet nga Prizreni, pasi që nuk i ka përmbushur kërkesat e parashikuara nga klubi.
Në vend të tij, zyrtarët e Sigkos Bashkimit janë duke kërkuar ndonjë basketbollistë më cilësorë dhe më kualitativ.
Atoyebi kishte ardhur si përforcim për Sigkos Bashkimin javën e kaluar, së bashku me plejmekerin amerikan, Kejuan Johnson dhe lituanezin, Rokas Uzas, mirëpo për dallim nga kjo dyshe, qendra 26 vjeçare nuk i kaloi provat nga trajneri i skuadrës, Muharem Vugdalic.