Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LITUANEZI DREJT GJAKOVËS

Audrius Prakuraitis para zyrtarizimit te Vëllaznimi

Audrius Prakuraitis - Foto: FBK

Audrius Prakuraitis para zyrtarizimit te Vëllaznimi


27 June, 2023 @11:23

Ish trajneri i Bashkimit dhe Prishtinës në Superligë të Kosovës, lituanezi Audrius Prakuraitis, është trajner i Vëllaznimit për stinorin 2023/24 në Superligë.

Trajneri 58-vjeç që ka bërë karrierë edhe në ligën rumune, atë të Bahreinit dhe në Estoni, do të vazhdojë qëndrimin në Kosovë, por tash te kuqezinjtë nga Gjakova.

Në anën tjetër, KB Vëllaznimi pritet ta zyrtarizojë trajnerin e ri të ekipit në ditët në vijim.

Vëllaznimi, që në stinorin e kaluar iu rikthye elitës së basketbollit ka arritur që të sigurojë mbijetesën - që e kishte qëllim kryesor, por pos saj ekipi nën drejtimin e Josip Plantakut ka siguruar edhe pjesëmarrjen në playoff, duke siguruar çerekfinalen. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga