TRANSFER
Avdija rikthehet te Vëllaznimi
13 January, 2018 @11:56
Në prag të fillimit të stinorit pranveror të Ligës së Parë, klubi i Vëllaznimit nga Gjakova e ka rikthyer në radhët e veta basketbollistin Kreshnik Avdija.
Avdija nga Vëllaznimi u largua drejt Rahovecit në fillim të sezonit vjeshtor, ndërsa pas aventurës disa mujroe te klubi vreshtar, basketbollisti i ri gjakovar është rikthyer në shtëpinë e tij.
Përveç Vëllaznimit, Avdija në stinorin pranveror do të angazhohet edhe te skuadra pejane Borea në Superligë. Kjo i lejohet pasi që basketbollisti në fjalë posedon licencë të dyfishtë dhe mund të angazhohet në dy klube të ligave të rangut të ndryshëm njëkohësisht.
Pas 7 xhirove të zhvilluara në vjeshtë në Ligën e Parë, Vëllaznimi ndodhet në vendin e parafundit me 2 fitore e 5 humbje.