AFATI KALIMTAR
Të gjitha transferet në Ligën e Femrave
12 January, 2018 @18:20
Në Ligën e Femrave të Kosovës përgjatë afatit kalimtar dimëror janë regjistruar vetëm katër kërkesa për përforcime, prej tre skuadrave në total.
Derisa Probet Prishtina ka bërë dy, Penza dhe Bashkimi me një transfer, janë skuadrat e vetme të kësaj lige që kanë shtuar lojtare të reja në skuadër.
Enisa Kamerolli dhe Darsha Burnside nga SHBA, janë përforcimet e Probet Prishtinës, ndërsa Resime Braha ka kaluar te Penza, e Ulpiana Emra te Bashkimi.
Skuadrat tjera nuk kanë regjistruar asnjë lojtare shtesë në skuadër nga ato ekzistueset përgjatë afatit kalimtar dimëror.
PËRFORCIMET në Ligën e Femrave:
PRO BET PRISHTINA: | Enisa Kamerolli, Darsha Burnside | ||
PENZA: | Resime Braha | ||
KASTRIOTI | - | ||
TREPÇA | - | ||
BASHKIMI | Ulpiana Emra | ||
VËLLAZNIMI | - | ||
KALAJA | - | ||
DRITA | - | ||
SFERA | - | ||
VUSHTRRIA BASKET | - |