NË FEDERATË
Tre të huajt e ri të Bashkimit, regjistrohen
12 January, 2018 @12:51
Bashkimi ka kompletuar treshen e huaj të përforcimeve për afatin kalimtar dimëror të Superligës dhe i ka paraqitur për regjistrim në FBK.
Përveç Aaron Moss dhe Vincent Zollo, ekipi prizrenas ka paraqitur edhe Tyler Lloyd Mc Daniels, të cilët pas kompletimit të obligimeve nga KB Bashkimi do të kenë të drejtë loje për ekipin.
Bashkimi në xhiron e XV të Superligës, të parën në pjesë të dytë të stinorit, është mysafire e Sigal Prishtinës, të shtunën më 13 dhjetor në ndeshjen që nis prej orës 19:00.
Në mesjavë, ekipi prizrenas do të jetë nikoqir i Blokotehnas, lidere aktuale të BIBL në Sezai Surroi të Prizrenit.