EKSKLUZIVE
Një tjetër trajner grek te Bashkimi
11 January, 2018 @21:59
Bashkimi shpejt pritet të zyrtarizojë trajnerin e tretë për këtë stinor. Pasi që nisi stinorin me malaziasin Predrag Milovic, e pastaj e vazhdoi atë me grekun Fotis Takianos, ekipi do të nis pjesën e dytë të stinorit me një trajner tjetër nga Greqia.
Fjala është për ish-trajnerin e Kozuvit dhe Strumicës si dhe ish-ndihmëstrajnerin e Arisit të Selanikut, Stratos Koukoulekidis, mëson Borozani.com.
Koukoulekidis, që pas 13 ditësh mbush 58 vjet, pritet të merr drejtimin e skuadrës dhe ta këndell atë në luftë për Kupën e Kosovës dhe eventualisht edhe titull.
Bashkimi dje ka zyrtarizuar dy basketbollistë të ri në ekip, vendorët Altin Morina dhe Ardian Xhibo, ky i fundit me përvojë nga Hogsbos i Suedisë.
Në ndërkohë, ekipi prizrenas maksimalisht deri nesër duhet të paraqes për regjistrim edhe basketbollistët e huaj që pritet të përforcojnë skuadrën, nëse planifikohet që ata të luajnë në duelin e parë të pjesës së dytë të stinorit, ndaj Sigal Prishtinës.
Bashkimi në xhiron e parë të pjesës së dytë të stinorit luan ndaj Sigal Prishtinës kampione si mysafir në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, të shtunën me fillim në ora 19:00.