BALTIC LEAGUE
27 minuta për Shoshin në humbjen e Pienos
10 January, 2018 @20:21
Pas 7 fitoreve radhazi, skuadra ku aktivizohet Lis Shoshi, Pieno Zvaigzdes, sonte e ka pësuar humbjen e parë në kuadër të Ligës Baltike të basketbollit.
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës sonte luajti për më tepër se 27 minuta, ndërsa takimin e mbylli me 12 pikë e 8 kërcime. Shoshi ishte i saktë 3 herë nga 9 tentimet për 2 pikë, 1 herë nga tentimi i vetëm për 3 pikë dhe shënoi 3 nga 4 gjuajtjet e tij të lira.
Përkundër humbjes së sontme nga skuadra Tartu Ulikool, skuadra Pieno Zvaigzdes mbetet në vendin e parë të Grupit B të Ligës Baltike.