WARRIORS - CLIPPERS
50 pikë të Williamsit për mposhtje të kampionit
11 January, 2018 @9:51
Performanca e karrierës për Lou Willimas, bëri që të gjunjëzohet kampioni aktual Golden State Warriors, para Los Angeles Clippersit.
Clippers mposhti Warriorsat me rezultat 125-106 dhe e ndërpreu serinë prej 12 humbjeve rresht kundër tyre.
Lou Williams në këtë ndeshje ishte lojtari kryesor i cili shënoi 50 pikë dhe e theu rekordin personal të tij, kurse 27 prej tyre i shënoi në çerekun e tretë.
Në anën tjetër, Kevin Durant luajti me 40 pikë dhe u ndihmua nga Zaza Pachulia me 12 pikë të tjera. Por, këta dy ishin të vetmit që arritën të shënojnë pikë dyshifrore për Warriorsat.
Në këtë ndeshje nuk luajti dyshja Stephen Curry dhe Klay Thompson, ndërsa te Clippers munguan Blake Griffin dhe Milos Teodosic.
Për Clippersin kjo ishte fitorja e 19-të e stinorit krahas 21 humbjeve, ndërsa për Golden State Warriors kjo ishte humbja e 9 e stinorit, megjithatë me 33 fitore gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.