NË PRIZREN
Lëvizje te Bashkimi
10 January, 2018 @22:41
Skuadra e Bashkimit, kah fundi i stinorit vjeshtor, kishte probleme financiare dhe shumica e lojtarëve u larguan nga skuadra prizrenase.
Daishon Knight, Adrian Motley, Jamir Hanner, trajneri Fotis Takianos, Imer Tahiri dhe Samir Zekiqi, u larguan nga skuadra. Derisa të huajt gjetën angazhim në vende tjera, mitrovicasit Tahiri dhe Zekiqi iu kthyen ekipit të tyre të parë, KB Trepça.
PËRGATITJET KANË FILLUAR
Bashkimi ka filluar të përgatitet për vazhdimin e stinorit pas pushimit dimëror, me stërvitje dy herë në ditë, që nga fillimi kësaj jave, derisa pritet të përforcohet edhe me lojtarë të huaj.
PRITEN PËRFORCIME
Ndihmës trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, ka thënë për Borozani.com se shumë shpejtë pritet të transferohen tre të huaj, në pozitën e fundorit dhe dy në trapez. Në ndërkohë ekipi mund të angazhojë edhe trajner të ri për skuadrën.
Bashkimi stinorin e nisi me trajnerin malazias, Predrag Milovic, i cili u largua pas disfatës nga Ylli, ndërsa pas tij emëroi grekun Fotis Takianos, që u largua pas krizës financiare që e kapi ekipin kah fundi i pjesës vjeshtore të stinorit.