LOJTAR I DYFISHTË
Kryeziu edhe te Kalaja
11 January, 2018 @18:22
Lojtari i Bashkimit, Edmond Kryeziu, arriti marrëveshje me Kalanë dhe në pjesën pranverore të stinorit do të luaj edhe për Kalanë.
Kryeziu do të ketë licensë të dyfishtë, që i mundëson të luaj edhe në Superligë edhe në Ligë të Parë.
Kalaja aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Ligën e Parë me 12 pikë, dy më pak se lideri United Basketball.