SHTESË NË SKUADËR
Trepça pranë edhe një të huaji
11 January, 2018 @12:18
Ekipi mitrovicas, Trepça, nuk do të ndalet me përforcime siç duket.
Drejtuesit e klubit janë në bisedime edhe me një lojtar të huaj, ka bërë të ditur Naim Hajrizi, përmes një postimi në Facebook.
Hajrizi ka shkruar se Trepça është pranë marrëveshjes me alo-qendrën nga Barbadosi, Kregg Jones, që së fundi ka luajtur në ligën argjentinase të basketbollit për ekipin e Parque Sur.
Trepça deri tash ka kthyer nga forcat vendore Imer Tahirin dhe Samir Zekiqin. Ndërsa ka paraqitur për regjistrim në FBK amerikanin Jordan Reed Quaddere.
Mitrovicasit mbyllën vjeshtën në pozitën e pestë, me bilanc 5-9.