PËRFORCIMI I RADHËS
Ajazaj kalon te Kalaja
11 January, 2018 @21:40
Basketbollisti i dikurshëm i Bashkimit, Qëndrim Ajazaj, do të jetë lojtar i ri i Kalasë.
Lajmin e ka zyrtarizuar ekipi pak më parë, ndërsa Qëndrimi do të jetë përforcim i dytë për ekipin që mëton Superligën, pas Edmond Kryeziut, që do të luaj si lojtar me licencë të dyfishtë për të njejtit.
Kalaja ka përfunduar pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë në pozitën e tretë me pikë të njejta sikurse Lipjani që është i dyti.
12 pikë dhe 5 fitore e 2 disfata ka qenë bilanci i ekipit që drejtohet nga Arbnor Rifati në vjeshtë.
Lider i Ligës së Parë është United Basketball nga Gjilani, që ka kaluar vjeshtën i pamposhtur me bilanc 7-0 pas shtatë xhirove të para të stinorit.