MEDIA
Berisha: Të gatshëm për luftë
12 January, 2018 @16:32
Dardan Berisha u shpall MVP i xhiros X të Ligës së Kampionëve në basketboll. Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës në basketboll, është pak më shumë se një muaj anëtar i ekipit të tij të ri, Nymburk, ndërsa ndikimi i tij ka filluar të shihet shpejt aty.
Në një deklaratë të shkurtër për faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në basketboll Berisha ka thënë:
“Ishim gati për një luftë të rëndësishme. Mendoj se luajtëm ndaj një ekipi shumë të mirë. Natyrisht, kishim momente jo të mira, por merituar fitoren dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.”
Prej se ka ardhur Berisha në ekip, ekipi çek ende nuk ka pësuar humbje në asnjë garë. Së fundi, kapiteni i Kosovës në fitore ndaj Bonnit ka pasur efiçencë +24, duke kontribuuar me rekordin personal të stinorit për ekipin e tij, 24 pikë, pastaj 5 kërcime dhe 6 asistime në fitore - që e bënë atë më të mirin e xhiros në garën prestigjioze të FIBAs.