DREJT NË PARKET

Bamba Fall në palestër
28 September, 2015 @22:53
Bamba Fall, basketbollisti i ri i Prishtinës ka ateruar sonte në Kosovë dhe menjëherë është parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ku është takuar me zyrtarë të klubit dhe me bashkëlojtarët e tij të rinj.
Fall, pritet t’i ndihmojë shumë Prishtinën nën kosh, pasi që përveç përvojës, ai do të jetë edhe lojtari më i gjatë i Superligës me 217 centimetrat e tij.