STATMANIA

Foto: KB Peja Official
Më të mirët e Superkupës
28 September, 2015 @20:23
Peja fitoi Superkupën e Kosovës, ndërsa basketbollisti kroat i tyre, Nenad Delic, me efiçencë 28 të pikëve të vlefshmërisë në lojë, bazuar në raportin statistikor të ndeshjes - është lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje.
1.
Delic përfundoi takimin me 24 pikë të shënuara, 6 kërcime dhe 1 asistime, kurse ka pasur mesatare prej 83.3% në gjuajtje të lira e 69.2% për dyshe nga loja.
2.
Me vetëm një pikë më pak se Delic në këtë ndeshje, efiçencë 27, ka qenë bullgari i Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov.
Marinov është treguar edhe si lojtari me minutazhë më të madhe te bardhekaltërit, duke qenë në parket për 36 minuta, kurse ka shënuar 21 pikë, 6 kërcime e 6 asistime. Ai ka pasur mesatare prej 50% në gjuajtje për dy, sikurse edhe në gjuajtjet e lira, derisa ka shënuar 5 prej 8 tentimeve për tre pikë.
3.
Lojtari me minutazhë më të madhe në ndeshje ka qenë Kelvin Burwell i Pejës, 38 minuta e 9 sekonda, ndërsa ka përfunduar ndeshjen me efiçencë 19, duke u bërë lojtari i tretë për kah rëndësia në ndeshje. Burwell përfundoi ndeshjen me 20 pikë të shënuara, 3 asistime dhe 5 kërcime, derisa ka pasur 80% të saktësisë në gjuajtjet e lira, 50% në gjuajte për dy dhe 40% në tentime për tre pikë.
Mëposhtë shikoni tabelën e dhjetë lojtarëve më të mirë të ndeshjes së Superkupës, sipas efiçencës, bazuar në raportin statistikor të ndeshjes.
TOP 10 nga SUPERKUPA:
1 | Nenad DELIC | PEJA | 28 | |
2 | Stanimir MARINOV | PRISHTINA | 27 | |
3 | Kevin BURWELL | PEJA | 19 | |
4 | Mohamed ABOUKAR | PRISHTINA | 16 | |
5 | Khalid EL AMIN | PRISHTINA | 15 | |
6 | Drilon HAJRIZI | PEJA | 13 | |
7 | Roland DAVID | PEJA | 13 | |
8 | Gëzim MORINA | PRISHTINA | 9 | |
9 | Alban VESELI | PEJA | 7 | |
10 | Gjorgji CHEKOVSKI | PRISHTINA | 4 |