NË PRISHTINË

Arrin edhe Alhaji Mohammed
27 September, 2015 @13:11
Basketbollisti me përvojë nga liga franceze, Alhaji Mohammed, ka arritur në Prishtinë, ka bërë të ditur faqja zyrtare e kampiones së Kosovës pak më parë.
Mohammed 33 vjeç pritet t’i bashkohet në ditët e ardhshme stërvitjeve të ekipit të Sigal Prishtinës, derisa tashmë stinori i ri i Superligës fillon javën që vjen, e brenda tetorit nisin edhe liga ballkanike e FIBA Europe Cup, ku do të merr pjesë kampioni i Kosovës.
Sigal Prishtina mbrëmë u mposht në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në përballje me Pejën, me rezultat 76-71.
Video