ETHET

BOROZANI/Erdis Driza
Dita e Superkupës
26 September, 2015 @7:28
Superkupa e Kosovës 2015, do të njihet me pronarin e ri sonte. Në Karagaçin e nxehtë të Pejës, që morri përsipër organizimin e ndeshjes finale, pas së paku 40 minutash basketbolli, pritet të kuptohet fituesi i trofeut parasezonal.
Dy trajnerët në deklaratat e tyre para ndeshjes janë shprehur të matur dhe nuk e kanë bërë të madhe - fitoren!
Kjo është vërejtur te deklaratat e Branimir Pavicit të Pejës, por edhe te ajo e Marjan Ilievskit të Sigal Prishtinës. Asnjëri s’ka marrë përsipër të thotë diçka më shumë për përballjen në fjalë.
Lexo deklaratën e Pavicit para ndeshjes
Natyrisht, edhe kjo është e logjikshme, pasi që si zakonisht, lojtarët e huaj në ekipet tona ndërrojnë për 100% prej stinori në stinor.
Lexo deklaratën e Ilievskit para ndeshjes
Faza përgatitore e Pejës kaloi si në hije, duke mos u bërë publike shumë, derisa Sigal Prishtina luajti me ekipa të dëshmuara të Bullgarisë, ku doli me bilanc pozitiv.
Lojtarët e të dyja skuadrave do të jenë tepër të motivuar për këtë ndeshje, pasi që loja e mirë sonte - i hap rrugë për besim trajnerit për pjesën më të madhe të stinorit vjeshtor, që nis shpejtë.
E gjithçka në Karagaç, duke shpresuar të shkojë për mrekulli organizimi dhe animi, do të nis prej orës 20:10.
FAKT:
Dy Superkupat e fundit të Kosovës i ka fituar Sigal Prishtina, së fundi duke e mposhtur Bashkimin në Prizren, ndërsa dy stinorë më parë, duke e mposhtur Pejën në Prishtinë. |