ILIEVSKI

BOROZANI/Lis Dorambari
Pasqyrë për stinorin
24 September, 2015 @20:58
Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, që me ekipin e tij fitoi titullin e kampionit dhe ligën ballkanike stinorin që shkoi, ka ndërruar të gjithë të huajtë në ekip dhe kaloi fazën përgatitore në Maqedoni e Bullgari.
Para përballjes së Superkupës, ai është shprehur i matur, pasi që bardhekaltërit përballen ndaj rivalit të ashpër, Pejës.
“Jam i kënaqur me fazën përgatitore dhe angazhimin e lojtarëve. Pres që ata me kohë të arrijnë përmirësim progresiv,” ka thënë fillimisht Ilievski për faqen zyrtare të FBK-së sot.
“Kemi zhvilluar miqësore dhe kemi pasur rastin të shohim ku jemi. Të njejtën gjë do ta bëjmë edhe në përballjen e Superkupës - ajo do të jetë pasqyrë për stinorin e ri. Jam i bindur se dueli do të jetë i fortë dhe atmosfera do të jetë e zjarrtë, ku do të kemi rastin që të gjithë të kënaqemi me basketboll cilësor,” ka përfunduar ai deklaratën e tij dy ditë para përballjes së madhe.
Sigal Prishtina ka fituar dy Superkupat e fundit të Kosovës, derisa Ilievski nuk e ka fituar këtë trofe, pasi që ka ardhur në pjesën e dytë të stinorit të kaluar.