HAJRIZI

BOROZANI/Erdis Driza
Kemi përparësitë tona!
26 September, 2015 @16:53
Basketbollisti mitrovicas që po kalon tashmë stinorin e tretë te Peja, Drilon Hajrizi, i ka dhënë Prishtinës epitetin e favoritit para ndeshjes së Superkupës, ndërsa ka treguar edhe përparësitë e Pejës, për fitore në këtë përballje.
“Kjo është ndeshja e parë për ne. Kemi bërë analizën e rivalit. Prishtina në përgjithësi ka ndërruar ekipin dhe po them se është favorite për shkak të përforcimeve të shumta. Sidoqoftë, ne kemi përparësitë tona në këtë ndeshje dhe presim fitore sonte,” ka thënë Hajrizi në një prononcim për Radio Kosovën.
Peja dhe Sigal Prishtina takohen sonte në 20:10 në Karagaç të Pejës, në përballjen ku dy ekipet më të suksesshme të vendit, kërkojnë trofeun e parë parasezonal.