DUELI 4
Barazim ose Peja kampione
16 May, 2016 @14:06
Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll po shkon në mënyrë dramatike drejt përcaktimit të kampionit për këtë stinor.
Së fundi, Peja me fitore në “Karagaç” morri avantazhin e serisë në 2-1 dhe tashmë është një fitore larg triumfit për titull kampioni.
Mirëpo, kjo duhet kaluar mbi Sigal Prishtinën nesër, që pret rikthimin dhe barazimin e serisë. Kampionja aktuale e Superligës mbrëmë u mposht por në përballjen e fundit të stinorit në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” do të kërkojë fitore patjetër, ngase në të kundërtën verdhezinjtë ua marrin titullin.
Sa i përket ekipeve, për lojtarë të lënduar tjerë raportime nuk ka, derisa Mohamed Abukar i Prishtinës nuk dihet nëse do të kthehet për shkak të lëndimit që pati në serinë gjysmëfinale ndaj Bashkimit.
Përballja e katërt e serisë zhvillohet nesër mbrëma me fillim prej orës 19e30 në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në Prishtinë.