FINALJA
CSKA Moska kampione e Europës
Super finalja e Euroleagues i ka takuar rusëve të CSKA Moskës.
15 May, 2016 @22:44
Në një finale tejet interesante dhe tejet dramatike, fituese doli skuadra ruse e CSKA Moskës, e cila pas shtesave mposhti turqit e Fenerbahçes, për t’u shpallur kampione e Euroleagues për sezonin 2015/2016.
CSKA dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, mirëpo një super çerek i katërt i skuadrës së trajnerit Obradovic, në të cilin turqit shënuan 30 pikë dhe pësuan vetëm 14, bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultat 83-83.
Në vazhdime më e përqëndruar u tregua skuadra e CSKA Moskës dhe takimi u mbyll me rezultat 101-96 në të mirë të tyre.
Më i dalluari tek rusët ishte francezi Nando De Colo me 22 pikë, ndërsa paraqitje fenomenale sidomos në çerekun e katërt pati serbi Teodosic, i cili gjatë gjithë takimit pati 19 pikë e 7 asistime. Për Fenerbahçen më i dalluari ishte Bobby Dixon me 17 pikë.
Kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit 2015/2016 të Euroleagues, sezon i cili u mbyll me 2 skuadra ruse në 3 vendet e para.
SKEMA PLAY OFF