Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: PRISHTINA - PRIZRENI

Barazohet seria, gjysmëfinalisti caktohet në Prizren

Barazohet seria, gjysmëfinalisti caktohet në Prizren


1 May, 2022 @18:55

Prishtina duke e mposhtur Prizrenin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Play Offit me rezultat 98-89, ka barazuar serinë në 1-1.

Djelmoshat e trajnerit Ante Nazor, e nisi ndeshjen me një seri prej 15-0 dhe e mbyllën çerekun e parë me rezultat 34-21.

Në çerekun e dytë Prizreni u këndellë dhe e ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 3 pikë 55-52.

Prishtina në çerekun e tretë e ngriti përsërsi në dyshifror epërsinë 77-67, kurse në çerekun e fundit e ruajti epërsinë dhe e mposhti kundërshtarin për ta barazuar serinë.

PLAYOFF SKEMA

Më i dalluari te Prishtina ishte Meriton Ismaili me 25 pikë. Ismaili shënoi 6 herë nga vija e treshit në 11 tentimet e tij, kure u ndihmua edhe nga Henry Dugat me 20 pikë e 7 asistimeve, Jetmir Zeqiri me 19 pikë e 12 kërcimeve de Jan Palokaj me 17 pikë.

Te Prizreni u veçuan Darrell Davis me 25 pikë. 14 kërcime e 5 asistime, Xavier Cannefax me 24 pikë dhe Arti Hajdari e Urim Zenelaj me nga 13 pikë sicili.

SKEMA E PLAY OFFIT

Gjysmëfinalisti i dytë nga kjo seri do të caktohet në ndeshjen e tretë që do të luhet në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga