DERBI
Barcelona fiton pas vazhdimeve
11 March, 2016 @23:13
Nuk mjaftuan 40 minuta, për ta caktuar fituesin nga dueli i gjigantëve, Barcelona - CSKA Moska.
Ndërsa në pesëminutshin shtesë të ndeshjes, një hap përpara ishte skuadra spanjolle, Barcelona, e cila e mposhti kundërshtarin që është lider i grupit, CSKA Moskën, me rezultat 100-98.
Kroati shtatëlartë, Ante Tomic, ishte koshashënuesi më i mirë tek blaugranët, me 21, derisa i rrëmbeu edhe 6 kërcime të tjera.
Në anën tjetër, performanca e shkëlqyer e françezit, Nando De Colo, që shkëlqeu me 30 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, nuk mjaftuan për skuadrën ruse.
CSKA-ja, e regjistroi humbjen e tretë, krahas 7 fitoreve që i kanë, derisa Barça ka një bilanc të barabartë me 5 fitore e 5 humbje, pas xhiros së dhjetë në TOP 16.