PAVIC - PAS NDESHJES
Çereku i tretë vendosi
11 March, 2016 @13:15
Trajneri kroat i Pejës Branimir Pavic nuk ka pasur çka të shtojë në prononcimin e tij pas ndeshjes së humbur.
Ai ka thënë se lojtarët e tij kanë luajtur në përgjithësi mirë, mirëpo disa momente të vogla kanë vendosur fituesin e ndeshjes.
“Përgjithësisht ka qenë lojë e mirë. Kemi humbur rast të mirë kur ishim 7 pikë përpara, ndërsa kemi dështuar të shënojmë dy pikë të rëndësishme nga gjuajtjet e lira,” ka thënë fillimisht ai, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
“Në çerekun e tretë Kozuvi luajti më mirë në mbrojtje, ndërsa ne nuk ishim si duhet në sulm. Sidoqoftë, ekipi im luftoi shumë dhe nuk kam çka të shtojë në këtë aspekt. I uroj Kozuvit fitoren,” ka thënë Pavic.
Peja me humbje ndaj Kozuvit ka vënë në pikëpyetje kualifikimin për në gjysmëfinale të ligës ballkanike.
Skuadra verdhezi duhet të mposht Sigal Prishtinën në përballjen e fundit të Grupit D, ndërsa të shpresojë edhe për rezultat të favorshëm nga ndeshja tjetër e grupit ku takohen Levski - Kozuv.