MIAMI HEAT
Chris Bosh shpreson
11 March, 2016 @10:57
Basketbollistit Chris Bosh para ndeshjes së All Starit, iu rishfaq sëmundja pasi që e kishte një problem me koagulimin e gjakut.
Edhepse, data e rikthimit të tij në parket nuk dihet, por megjithatë lojtari shpreson.
“Kam pasur shumë pyetje për shëndetin tim, kur do të kthehem në parket të luaj përsëri, gjendja ime nuk është e rrezikshme, unë ndihem shumë mirë dhe për momentin nuk kam asnjë problem, së bashku me skuadrën e Miami Heatit, jam duke punuar maksimalisht, me bashkëlojtarët e mi, po stervitemi, po shikojmë filma, po ndihem mirë,” ka thënë Bosh për shëndetin e tij.
Pas transferimit të Joe Johnsonit, me rikthimin e Boshit, Miami Heat, do të bëhet një skuadër e fortë, së paku në letër.