NGA FEDERATA
Dy amerikanë në kombëtaren shqiptare
10 March, 2016 @19:10
Kombëtarja shqiptare me të emëruar Antonis Constantinidesin si trajner të ri të saj, ka bërë të ditur edhe planin që e ka në kualifikime për Eurobasket 2017.
Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) do të vëzhgojë të gjithë basketbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit dhe në kampionatin shqiptar për të krijuar strukturë të fortë të ekipit.
Për më tepër, është paralajmëruar edhe natyralizimi i dy basketbollistëve amerikanë për të qenë sa më të fortë kuqezinjtë për kualifikime.
“Do të vëzhgojmë basketbollistë shqiptarë që luajnë jashtë vendit, por edhe në kampionat, si dhe në kolegjet amerikane,” ka thënë Constantinides.
“Objektivi ynë është që të natyralizojmë 2 basketbollistë amerikanë, ashtu si bëjnë shumë përfaqësueses në botë. Jemi duke i vëzhguar 4-5 për momentin dhe do të vendosim me kohë,” ka thënë ai, ka transmetuar Supersport sot.
Emrat e basketbollistëve në vëzhgim, nuk janë bërë të ditur.