ZYRTARIZOHET CONSTANTINIDES
Jo 100, po 1000% për Shqipërinë
10 March, 2016 @18:35
Sot në hotel Tirana të kryeqytetit të Shqipërisë pranë kryetarit të FSHB-së Avni Ponari, trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, është zyrtarizuar si trajner i ri i kombëtares shqiptare në basketboll.
“Falenderoj FSHB-në së pari dhe kryetarin e saj Ponari për besimin. Kemi mision të vështirë në kualifikime për Eurobasket 2017. Kjo është sfidë e madhe për mua dhe nuk do të jap 100%-shin tim në këtë detyrë, por 1000%-shin,” ka thënë Constantinides gjatë zyrtarizimit të tij sot.
Shqipëria është në një grup kualifikues me Gjeorgjinë, Sllovakinë dhe Malin e Zi. E kualifikimet zhvillohen prej 31 gusht 2016 deri më 17 shtator 2016.
Emërimin e Constantinidesit si përzgjedhës të Shqipërisë Borozani.com e kishte kuptuar që në mëngjesin e sotëm, duke ju sjell njoftimin ekskluziv.
Sa i përket ekipit të Sigal Prishtinës, Constantinides do të qëndrojë te kampioni aktual i Kosovës dhe ligës ballkanike, ndërsa do të drejtojë Shqipërinë gjatë kualifikimeve për Eurobasket 2017.