LAKERS - CAVS
Hera e fundit
11 March, 2016 @8:44
“Do të doja të luaja ndaj tij çdo natë. Vetë ndjenja e të luajturit ndaj njërit ndër të mëdhenjëve të këtij sporti të bën ndeshjen atraktive, pasi që atyre nuk i dihet asnjëherë çka mund të bëjnë,” kanë qenë fjalët e LeBron Jamesit, pas duelit të fituar të ekipit të tij Cleveland Cavaliers ndaj Los Angeles Lakeristit 120-108.
Ndeshja kishte interesim të madh medial për shkak të përballjes së fundit të legjendës Kobe Bryant dhe mbretit LeBron James.
James përjetoi me kënaqësi mbrojtjen ndaj Kobes, kthimet, rrotullimet, dyhapëshat e gjithçka që mund të shfaqej mbrëmë.
“Kënaqësi është të luash kundër Jamesit,” ka thënë Bryant pas ndeshjes. “Ai ka fizikus të madh dhe ta bën lojën edhe më interesante pasi që duhet të kërkosh hapësira shtesë për veprim për shkak të gjërësisë dhe gjatësisë së tij fizike. Kënaqësi.”
Dyshja në fjalë ka qenë prezente në 9 finalet e kaluara të NBA-së, por asnjëherë nuk janë takuar me njëri-tjetrin aty. Janë miq, nuk diskutohet, por mungesa e ndeshjeve të mëdha ndërmjet veti posaçërisht në Play-Off nuk e ka zhvilluar më shumë historinë ndërmjet dyshes.
Nëse i kthehemi lojës, Kyrie Irving shënoi 26 pikë e 9 asistime në fitoren e Cavsave që arritën bilancin 46-18 e te Lakers Bryant përfundoi ndeshjen me 26 pikë të shënuara, 2 asistime dhe 5 kërcime, ku Lakers ka tash bilanc 14-52.
Video