GRUPI F

euroleague.net
Barcelona gjunjëzohet pas vazhdimeve
29 January, 2016 @23:38
Tifozët e katalonasve, e mbushën palestrën “Palau Blaugrana”, me shpresë për ta shikuar fitoren e skuadrës së tyre, por janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre të befasuar.
Laboral Kutxa, e befasoi Barcelonën pas vazhdimeve duke triumfuar si mysafir me rezultat 81-78.
Ylli grek Ioannis Bourousis, shkëlqeu me 24 pikë e 8 kërcime, ndërsa përformanca e Alex Abrinesit, (21 pikë, 5 kërcime), shërbeu vetëm si statistikë personale për lojtarin e Barçës.
Pas kësaj fitoreje, Laborali kërceu në pozitën e tretë me 3 fitore e dy humbje, ndërsa Barcelona ka bilanc prej 2 fitoreve e 3 humbjeve.