JUAN CARLOS NAVARRO
Barcelona nuk planifikon legjendën
22 July, 2018 @2:04
Legjenda e Barcelonës, Juan Carlos Navarro, së shpejti mund të largohet nga skuadra e tij e zemrës.
Këtë stinor, skuadra katalonase, ka bërë një renovim dhe kërkon që të ngritet përsëri në maje të basketbollit europian, ngase viteve fundit ka ngelur dukshëm jashtë sukseseve të kërkuara.
Ylli veteran i klubit Navarro (38), nuk planifikohet në stinorin e ri, raporton Esport3, por ende nuk është gjithçka definitive.
Navarro me ngulm kërkon edhe një stinor të luaj te Barca, por mbetet të shihet se a mund ta arrijë qëllimin.