EURO U-20/ DIV B
KosovaU20 mposht edhe Luksemburgun
21 July, 2018 @19:46
Djelmoshat e përfaqësues së Kosovës U20, arritën fitoren e dytë në Kampionatin Europian të Divizionit B, duke e mposhtur Luksemburgun me rezultat 73-67.
Edhe në këtë ndeshje më i dalluari ishte Valon Bunjaku, i cili luajti me 24 pikë, 8 asistime e 5 kërcime, derisa u ndihmua nga Muhamedali Janjeva 11 dhe Etnik Peci me 10 pikë të tjera.
Kosova ndeshjen e fundit të kampionatit do të luaj nesër kundër Sllovakisë në ora 17:15, për vendin e 17 ose 18.