FINALJA: REAL MADRID - BARCELONA

Barcelona përmbys Realin, fiton Kupën e Spanjës
20 February, 2022 @21:52
Basketbollistët e Barcelonës kanë arritur të fitojnë Kupën e Spanjës sonte, duke e mposhtur në finale rivalin e përbetuar të tyre, Real Madrid 59-64 [19-5, 10-13, 17-23, 13-23].
Në një përballje që nisi shumë më mirë për madrilenët, katalonasit kanë arritur të rikthehen në pjesë të dytë dhe të fitojnë ndeshjen për të cuar Kupën e radhës në kabinetin e tyre.
Kjo është hera e katërt që Barcelona mposhtë Realin në finalet e Kupës së Mbretit dhe kjo në përgjithësi është fitorja e dhjetë nga 13 el Clasico prej se në krye të katalonasve ka ardhur trajneri Sarunas Jasikevicius.
Nikola Mirotic ka qenë më i miri në fitoren e Barcelonës sonte, derisa ka luajtur me 19 pikë e 5 kërcime në fitore. Pos tij janë dalluar edhe Rokas Jokubaitis me 12 pikë e 3 asistime dhe Brandon Davies me 10 pikë e 2 kërcime.
I vetmi basketbollist që ka shënuar pikë dyshifrore te Reali ka qenë francezi Thomas Heurtel, që ka kryer lojën me 10 pikë, ndërsa pikët u shpërndanë te të gjithë basketbollistët nga pak, por taktika agresive e Pablo Lasos, nuk dha fryt në fund.
MVP i Kupës së Mbretit u shpallë Nikola Mirotic.
@RMBaloncesto 59-64 Barça
— Barça Basket (@FCBbasket) February 20, 2022
5 punts al primer quart… PERÒ ENS ÉS IGUAL
#ForçaBarça! pic.twitter.com/JwMCCRrPp4