Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMSETTIN BAS

Bas: Ka qenë shumë ngushtë, Prishtina tepër ekip i mirë

Bas: Ka qenë shumë ngushtë, Prishtina tepër ekip i mirë


18 September, 2021 @23:01

Trajneri i Pejës, Semsettin Bas, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se kundërshtari i sotëm ka qenë shumë ekip i mirë.

Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se pas startit katastrofal, ekipi dalëngadalë ka marrë veten dhe u kthye në lojë.

“Së pari, çereku i parë ka qenë katastrofal. Mbrojtje s’kemi pasur thuajse fare, ndërsa kemi pranuar 25 pikë. Në çerekun e dytë nisëm të kthehemi, njëjtë edhe në të tretin për të luajtur shumë ngushtë në të katërtin,” ka thënë ai fillimisht.

“Prishtina është shumë ekip i mirë. Kanë trajner të mirë, lojtarë që vrapojnë shumë dhe kanë qenë gjithmonë të gatshëm për secilin sulm tonin. Vërtetë ka qenë shumë ngushtë sonte,” ka thënë ai.

Ai më pas ka uruar si lojtarët ashtu edhe shtabin teknik me ndihmës-trajnerin për fitoren e arritur me shumë mund.

Ndërsa sa i përket lojës së Dardan Berishës ai ka komentuar se shikon tjetër gjë në lojë.

“Shikoni, Dardani për sulm është gjithmonë Dardan. Aty s’ka dilema. Por unë shikoj çka bën ai në mbrojtje dhe angazhimin aty. Për mua ajo është me rëndësi. E këtë sonte e ka bërë shumë mirë dhe kjo ka rezultuar në lojën tonë,” ka shtuar më tej ai, duke bërë të ditur edhe se janë duke u munduar të mbulojnë mungesën e Lis Shoshit, të cilin e ka vlerësuar jashtëzakonisht jo vetëm si lojtar por edhe si karakter.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga