SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE — FEMRAT
Bashkimi fiton dramën, arrin finalen
Teksti: LigaUnike
26 October, 2022 @21:03
Në një ndeshje shumë interesante, Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat 70:69 (20:15, 18:15, 17:17, 15:22), duke u kualifikuar në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare të Femrave.
Në finalen që zhvillohet të enjten nga ora 19:00, Bashkimi do të përballet me Flamurtarin e Vlorës.
Ndeshjen më mirë e nisën skuadra vendase, me një epërsi prej tetë pikësh, 16:8 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 20:15. Vashat prizrenase vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë, e thelluan epërsinë në 35:25, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 38:30.
Lojë e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, ku prizrenaset ruajtën epërsinë prej dhjetë pikësh, ndërsa mysafiret tentonin të afronin shifrat, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 55:47. Por, kampionet e Kosovës nuk u dorëzuan dhe u rikthyen fuqishëm në dhjetë minutat e fundit, duke barazuar rezultatin në 60:60, e më pas edhe arritën të kalojnë në epërsi 67:68, duke e bërë ndeshjen shumë dramatike, por prizrenaset ishin më të vëmendshme dhe triumfuan 70:69.
Te Bashkimi më e mira ishte Aleksandra Beginisiq me 21 pikë e 13 kërcime, kurse te Penza u dalluan Caitlin Jenkins me 13 pikë e 17 kërcime dhe Jeta Zeka me 17 pikë.