Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I BIBL!

Bashkimi humb ndeshjen në tavolinë?!

Foto: KBBashkimi/fb

Bashkimi humb ndeshjen në tavolinë?!


31 January, 2023 @17:32

Ndeshja ndërmjet Milenijumit dhe Bashkimit në kuadër të BIBL nuk do të zhvillohet. Ky është njoftimi i lëshuar nga BIBL sot, ndërsa vendasit dhe zyrtarët e ndeshjes kanë qenë gati.

Sipas njoftimit të BIBL, menaxheri i Bashkimit ka bërë të ditur sot në mëngjes se ekipi nuk do të udhëtojë për ndeshje ndaj Milenijumit, për shkak se disa anëtarë të ekipit janë të sëmurë.

Ndeshja Milenijum-Bashkimi është dashur të luhej sot me fillim prej orës 17:00 në Podgoricë të Malit të Zi.

Milenijum 20-0 Bashkimi

“Liga nuk mund që të detyrojë cilindo ekip që të udhëtojë, por do të merr vendim sipas rregulloreve të ligës dhe FIBAs,” ka bërë të ditur BIBL në njoftim.

Ndërkaq, rezultati i ndeshjes vecse është shkruar në faqen e BIBL, ku është paraqitur se Milenijum - Bashkimi ka përfunduar 20-0, ndërsa i njëjti rezultat është pasqyruar edhe në renditjen tabelare të ligës, ku tashmë Bashkimi që nuk ka asnjë fitore.

Milenijum 20-0 Bashkimi

BIBL gjithashtu ka bërë të ditur se vendimi zyrtar për këtë ndeshje do t’i dërgohet nesër të dyja klubeve dhe Federatave përkatëse, ndërsa komisari dhe referët janë informuar që ndeshja nuk do të zhvillohet, për ç‘gjë edhe iu është kërkuar të udhëtojnë për në shtëpitë e tyre.

Ndeshja e radhës për Bashkimin në kuadër të BIBL është ndaj Pejës, ekip ky të cilin Bashkimi e mposhti mbrëmë në kuadër të Superligës së Kosovës.

Milenijum 20-0 Bashkimi

Pritet të shihet nëse BIBL çfarë njoftimi do t’i dërgojë klubeve dhe Federatave, edhe pse rezultatin e ka pasqyruar në faqen zyrtare të saj.

Milenijum 20-0 Bashkimi


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League